Tërmeti, inxhinieri: Edhe firmat e ndërtimit të kenë ekspertë krahas qeverisë. Në Durrës ka ndërtime low cost

Inxhinieri Erion Softa tha që krahas ekspertëve të qeverisë duhet edhe firmat të ndërtimit të kenë grupet e tyre të ekspertëve në terren.

Kjo është e nevojshme pasi duhet një koordinim mes tyre në mënyrë që për një ndërtesë të mos këtë disa vendime

Kështu u shpreh inxhinieri, Softa në një intervistë për televizionin Ora News.

“Edhe firmat e ndërtimit të cilat kanë bërë këto ndërtime duhet të krijojnë grupet e tyre të ekspertëve në mënyrë që edhe ndonjë gjë që nuk bëhet mirë nga ekspertët e verifikimit të qeverisë duhet të bëhen me kujdes. Ata duhet të mbrojnë ndërtimet e tyre.  

Duhet të mbrojnë veprën ë e tyre çfarë kanë bërë dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të jetë vetëm e njëanshme. Duhet të ketë një bashkëpunim midis firmave të ndërtimit dhe qeverisë në këtë rast apo një përballje të mendimit, pasi kemi shumë raste kur për një objekt kemi disa vendime. Koncepti i pabanueshëm duhet ndarë nga koncepti duhet prishur, pasi shumë godina mund të kenë mundësi të riparohen”, u shpreh inxhinieri Softa.

Inxhinieri tregon pse ndodhën shembjet: Në Durrës ka ndërtime low cost

Inxhinieri Softa  dha një tjetër arsye pse ndërtesat në Durrës pësuan dëmtime nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ai u shpreh që ndërtesat pësuan dëmtime të tilla, pasi çmimet e banesave në Durrës janë low-cost dhe ndërtuesit kanë tentuar ta pasqyrojnë në ndërtimet që kanë bërë.

“Po ta shohim në kompleks situatën Durrësi është një qytet ku çmimet e banesave janë të ulëta. Pra ndërtuesit kanë punuar me çmime të ulta, kanë tentuar që këtë çmim ta pasqyrojnë në ndërtimet e tyre, pra kemi ndërtime low-cost. 

Çfarë ndodh? Edhe në rastet kur struktura është në rregull apo ka dëme të vogla të pjesshme të riparueshme, muraturat janë të pariparueshme sepse muratura ka vepruar shumë keq sepse nuk ka pasur as brez antisizmik as kollona të cilat e lidhin muraturën. Dhe në vende të ndryshme ajo është carë frikshëm”, u shpreh ai.

SHKARKO APP