Tërmeti lëkund Mirditën

Tri lëkundje tërmeti tronditën veriun e Shqipërisë mëngjesin e sotëm.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja e parë ndodhi në orën 4:55, në Reps të Mirditës. Ky tërmet ishte me magnitudë 2.7 ballë dhe një thellësi 5 kilometra.

Në orën 5:08 është ndjerë lëkundja e dytë, e fuqishme. Epiqenda ka qenë sërish në Reps, me magnitudë 4.2 ballë dhe me një thellësi 3 kilometra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 5:57 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudë 2.7 ballë dhe një thellësi 2 kilometra. Epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në Reps të Mirditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?