Tërmeti/Në Durrës 10 mijë persona s’futen dot në punë

Pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit janë shumë më të rënda sesa shohim në ekran nga pushteti. Dëmet nga tërmeti paraprakisht mund të shkojnë nga 500 mln euro deri në 1.2 miliardë euro, por fatura përfundimtare do ende kohë që të dalë.

Anëtari i Komitetit të Rindërtimit, Arben Meçaj u shpreh në “Repolitix” se Shijaku është qyteti më i prekur nga tërmeti.

Gazetari Sejdarasi ngriti shqetësimin se si pasojë e tërmetit në Durrës mbi 10 mijë persona aktualisht nuk hyjnë dot në vendet e punës, pasi ekspertët që kanë bërë aktet e konstatimit u kanë vendosur kryq të kuq sipërmarrjeve për shkak të dëmeve që kanë pësuar.

SHKARKO APP