Tërmeti në Itali, Ambasada Shqiptare në dispozicion një numër emergjence

Tërmeti 6.2 ballë që ka tronditur Italinë, ka vënë në lëvizje Ambasadën Shqiptare në Itali, e cila ka bërë të ditur se ka vënë në dispozicion një numër telefoni të emergjencave +393420498192 për të gjithë shqiptarët që ndodhen në zonën ku ka rënë tërmeti në Italinë qendrore.

Numri i emergjencave i ambasadës aktiv 24 orë në ditë. “Ambasada po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore. Ambasada qëndron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë.

Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës. Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192. Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë në ditë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama

terremoto Amatrice

Swiss Digital Mobile Reklama

terremoto Amatrice

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?