Tërmeti në Itali: Shembet ndërtesa prapa gazetares së CNN, derisa po raportonte Live (Video)

Korrespondentja e rrjetit të njohur televiziv CNN, Barbie Nadeau ishte pranë përfundimit të një paraqitje të drejtpërdrejt, pasdite në Saletto, ndersa po raportonte për tërmetin shkatërrues në Itali.

Ajo, siç shkruajnë mediat e huaja, duke iu përgjigjur pyetjes së një shikuesi rreth gjendjes së rrugëve në qytet, kur papritmas një ndërtesë u shemb pas saj.

“Oh Jesus”, dëgjohet ajo duke thënë në mes frymëmarrjesh, derisa po pyetej nga producenti nëse ishte ende gjallë. Ajo pastaj ka thënë se duke parë gjendjen e shtëpisë, ata kishin parandjerë se diçka edhe mund të ndodhte – në fakt edhe ndodhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo më pas e ka ndërprerë paraqitjen, duke thënë se ata kanë nevojë për të qenë të sigurt, nga një situatë e cila duket gjithnjë e më e rrezikshme, çdo orë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Building collapses live in Italy

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?