Tërmeti në Kroaci, Presidenti Meta: Solidaritet njerëzor me popullin kroat

Presidenti Ilir Meta ka shprehur solidaritet me popullin kroat pas tërmetit që goditi dje këtë vend. Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidentit shprehet: “I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre. Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”.

Nga një tërmet i fuqishëm që goditi Kroacinë ditën e sotme. Tërmeti është ndjerë pas orës 12:00 në kryeqytetin kroat, Zagreb, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Qendra Seizmologjike Euro-mesdhetare (EMSC) konfirmoi se fuqia e tij ishte 6.4 shkallë të Rihterit. Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit. Kryqi i Kuq tha se në qytetin e Petrinjës, 58 kilometra nga Zagrebi, situata është shumë serioze dhe se ekipet e tij janë në terren. Të dhënat e para flasin për 6 viktima dhe disa të plagosur.

SHKARKO APP