Tërmeti në Shqipëri, Presidenti Meta anullon pritjen për 28 Nëntorin
Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur të anullojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë. Ngjarjet e fundit që të cilat janë cilësuar si kaotike, nga numri i personave të përfshirë kanë ndikuar së tepërmi në vendimin e Metës, i cili dëshiron që të qëndrojë në këto momente të vështira, pranë të lënduarve dhe familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre.