Tërmeti/ “Nuk duhet të shpëtojë asnjë”! Edi Rama vë sërish në shënjestër abuzuesit: Të gjithë dosjet do të…. (Video)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, vijon inspektimet në zonat e prekura nga tërmeti. Këtë mbrëmje, Rama së bashku me ministrin fuqiplotë për përballimin e emergjencës, Bledi Çuçin, panë nga afër procesin e pastrimit të inerteve të banesave dhe pallateve në Durrës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa u njoh me punën që po kryhet në terren dhe për destinacionin se ku do shkojnë inertet e banesave të shkatërruara, shefi i qeverisë tha se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale.

“Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, me të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”- tha kryeministri Edi Rama.

Qyteti i Durrësit dje dhe sot është shfaqur tërësisht ndryshe, ku qytetarët dhe subjektet  tregtare kanë nisur aktivitetin normal duke iu rikthyer plotësisht jetës së përditshme.

SHKARKO APP