Tërmeti/ Pamjet që do t’i kujtojmë gjithë jetën

Tërmeti vrastar i 26 nëntorit, me magnitudë 6,3 ballë, ka lënë pas, deri pasditen e të premtes, 49 viktima, prej të cilëve 25 në Durrës, 23 në Thumanë dhe 1 në Laç.

Sot qeveria ka publikuar një bilanc të parë të dëmeve, ku janë mbi 1200 banesa dhe pallatet e prekura. Sipas kryeministrit Edi Rama në zonën e Durrësit janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara. Ndërsa në Tiranë, 15 banesa janë të shkatërruara dhe 239 të dëmtuara, ndërsa 8 pallate janë jashtë funksionit dhe 61 të dëmtuara. Mbi 5200 janë qytetarët e pastrehë nga të cilët 3480 në rajonin e Tiranës dhe 1760 në Durrës dhe Thumanë.

SHKARKO APP