Tërmeti prek dhe Vorën, pallatet pësojnë dëmtime të shumta

Vora është një ndër zonat e prekura nga goditjet e tërmetit, aty ku pallatet kanë pësuar dëmtime të shumta, që mesa duket janë kthyer në të pabanueshme.

Nga fotot e siguruara në vendngjarje, policia ka vendosur shirita rrethues duke mos lënë banorët të hyjnë në apartamentet e tyre, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ky pallat. Duket se këto godina kanë pësuar dëmtime në konstruksion, çka i bën të pabanueshme.

Lëkundjet sizmike kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë që pritet të kryhet edhe akt-ekspertimi nga organet kompetente, që do të vlerësojnë shkallën e dëmtimit të këtyre pallateve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?