Tërmeti që la njerëzit me sytë nga qielli: S’kishim përjetuar frikë më të madhe
Ky është pallati “Adriatika” në lagjen numër 18 në Durrës, në të cilin kati i parë është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit duke u bërë i pabanueshëm.
Sonila Kapllani ndërsa sheh dëmet e pariparueshme në apartamentin e saj i kujtohen çastet e tmerrit kur mbi kokat e tyre bien pjesë nga muret e shtëpisë.
Kapllani: Tmerr.E ndjemë dhe tërmetin e parë, dolëm dhe u futëm prapë brenda me shpresë së kaloi. Por kur ndodhi ky tjetri…
Avni Shehu, banor i të njëjtit pallat, shtëpia e të cilit është cilësuar nga inxhinierët kosovarë i pabanueshëm, tregon se kur ra tërmeti ishte në punë dhe rruga nga atje drejt familjes së tij, gruas dhe dy fëmijët ishte një përjetësi.
Shehu: Ishte e tmerrshme, se kisha parë ndonjëherë në jetën time dhe jam kaq vjeç.Nusja ishte dërmuar nga gjunjtë, po të shikoni te jastëku kanë rënë dy tulla sipër kokës së asajt.
Ashtu si Sonila dhe Avniu e kalojnë natën në automjetet e tyre dhe nuk duan ushqime dhe batanije, por kërkojnë që të bëhen verifikimet për banesat e tyre që të marrin një vendim se cili do të jetë fati i tyre.
Kapllani: Ku të vemë ne? Fëmijët i kam çuar në Berat, nuk iki dot pa fëmijët. Më mirë thashë të fle në makinë dhe të shohim çfarë do të bëhet.
Shehu: Nuk e di pse nuk kanë vënë shirit. Dhe një komision që erdhi dje nga Kosova thanë do të vëmë shiritin, por këtu nuk vuri njeri shirit.Nuk dua asgjë tjetër, vetëm të më ndërtohet ndërtesa që më është pritur.
Familjet që nuk jetojnë më në shtëpitë e tyre kanë frikë nga grabitja, që në këto momente është kthyer në problem për ta.
Kapllani: Edhe hajdutët nuk të lënë rehat. Kemi mbyll derën me zinxhirë.
Shehu: Nuk jemi për hotel, shtëpia është vetëm. Hajdutët janë të gjithë vërdallë. Çfarë kam punuar gjithë jetën, këtë kam pasur dhe ka dalë jashtë përdorimit.
Banorët që jetojnë në katet e mësipërme kanë frikë se me një tërmet tjetër mund të rrëzohet kati i parë dhe për pasojë mund të jetë një fund tragjik edhe për ta.