Tërmeti shkatërrues, Gjirokastra mbushet plot

Përveçse viktimave, tërmeti shkatërrimtar i mëngjesit të së martës ka shkaktuar një panik masiv mes qytetarëve të Shqipërisë.

Qindra qytetarë kanë braktisur Durrësin, Tiranën, Krujën apo rrethinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti, për t’ju drejtuar qyteteve më ‘të qeta’ në Shqipërisë. Kësisoj në Gjirokastër tashmë hotelet nuk kanë më asnjë dhomë bosh. Në Përmet po ashtu dhe në Këlcyrë hotelet janë mbushur.

Për shkak të emergjencës, Prefekti qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka zhvilluar takime në bashkitë e këtij qarku duke u njohur nga afër situatën për ardhjen në ndihmë të banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

U la si detyrë që të evidentohen të gjithë të ardhurit nga bashkitë duke specifikuar çdo të dhënë sipas formularëve të ardhur nga Komiteti Nderministror i Emergjencave Civile( KNEC).

Swiss Digital Mobile Reklama

QARKU GJIROKASTER:

Bashkia Gjirokastër:

– Në 5 familje të ndryshme janë strehuar 14 veta.

– Ne hoteleri nuk raportohen.

Bashkia Përmet:

– Ne familje nuk ka informacion.

– Ne hoteleri janë sistemuar 37 persona.

Bashkia Dropull:

–  Në hoteleri nuk ka te strehuar.

4.Bashkia Kelcyre:

– Ne familje jane 450 vete;

– Ne hoteleri janë strehuar 68 veta (nga Durresi, Shijaku dhe Sukthi) te strehuar.

Gjithsej 615 vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?