Tërmeti shkatërrues, Ministria e Mbrojtjes: 9 persona të vdekur

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë, me magditutë 6.4 ballë. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se 9 persona kanë humbur jetën ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë, sipas njoftimeve zyrtare janë të paktën mbi 600 persona të lënduar. Zyrtarisht, 1 person ka humbur jetën në Kurbin pasi u hodh nga ballkoni. Dy zonat më të prekura ku është shënuar dhe numri më i madh i viktimave janë Durrësi dhe Thumana. Në këtë të fundit janë shpëtuar 20 persona.

Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi Shqipërinë rreth orës 03:54 të së martës. Për pasojë banesa dhe pallate pësuan dëmtime të shumta duke zënë poshtë edhe njerëz. Më pas tërmeti u pasua edhe me lëkundje të tjera të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?