Tërmeti shkatërrues/Voda: 300 psikologë dhe 800 policë pranë të prekurve
Për ti ardhur në ndihmë të prekurëve nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, tha se janë mbi 800 punonjës policie ndodhen në terren për situatën e rendit dhe që mbështesin grupet e inspektimit, grupet IMT që janë duke vepruar për prishjen e objekteve që rrezikojnë, ruajtjen e pallateve që kanë rrezik të lartë për banorët, sigurojnë qendrat e akomodimit në hotele, sigurojnë qendrat e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave, mbështetjen e grupeve të verifikimit në terren, ruajtjen e rendit dhe parandalimin e çdo ngjarje që cënon liritë, pronën dhe jetën qytetarëve. Sa i takon shërbimit shëndetësor tani është i përqendruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe ekipet në terren në hotelet ku janë banorët.
1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit
376 të sëmurë kronikë të evidentuar në hotele kanë marrë trajtimin e nevojshëm
Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.
3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti
1500 fëmijë po marrin shërbim psiko-social
300 psikologë dhe punonjës sociale po japin trajtim psikosocial
KOHA JONË SONDAZH

