Tërmeti tragjik, 7 pallate në Lezhë nën hetim

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për 7 palletet e dëmtuara si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Organi i akuzës ka administruar provat e referuara nga policia gjyqësore në lidhje me këto objekte. 6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve ’90, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka patur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme, çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballuar dot lëkundjet e forta sizmike. Për një pallat 10 katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Materialet e referuara nga policia gjyqësore me kërkesë të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës, Milan Laska, dhe në ditët në vijim pritet të regjistrohet proçedim penal për tri vepra penale “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Bashkinë e Lezhës janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucione që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me to.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?