Tërmeti tragjik, gjyshja me jetimët flenë jashtë

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit ka shkatërruar dhjetëra banesa edhe në fshatin Vinjoll në malësinë e Kurbinit. Autoritetet nuk kanë arritur në këtë fshat dhe prej ditësh e moshuara Hava Balloku me jetimët e saj flenë jashtë. Si kjo familje janë me dhjetra në këtë zonë të thellë të Kurbinit. Banesa e saj është dëmtuar aq shumë sa ajo e fëmijët janë detyruar të flenë jashtë në të ftohtë. Në këtë zonë probleme kanë dhe familjet e tjera si e Nezir Ballokut dhe Agim Bajramit. Ata ndihen të lënë pas dorë për sa kohë askush nuk intresohet për ta. Si këto familje janë me qindra në zonat e prekura nga tërmeti që nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe janë lënë në mëshirë të fatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?