Tërmeti vijon të lëkundë vendin, dy goditje të reja gjatë natës

Shqipëria vijon të lëkundjet nga tërmetet. Toka është lëkundur dy herë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve më të fundit të IGJEUM, toka ka pësuar dy dridhje të njëpasnjëshme, por lëkundjet kanë qenë të lehta.

Tërmeti i parë ka qenë më i fortë 2.5 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është shoqëruar nga një tjetër lëkundje më e lehtë.

Shqipëria u godit pak ditë më parë nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, me qendër në Hamallaj të Durrësit, i cili la pas mjaft pasoja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?