Terror në një familje në Kamëz, grabitësit plagosin burrë e grua, burri vdes në spital
Burrë e grua kanë mbetur të plagosur gjatë një tentative grabitjeje në Kamëz. Fillimisht policia është njoftuar për të shtëna nga qytetarët në rrugën “OSBE” në Kamëz.
Shërbimet e policisë janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes. Sipas policisë burre e grua janë qëlluar me armë nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre për të grabitur. Të plagosurit janë transportuar në spital me urgjencë.
Por burime nga policia thanë se, burri ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme. Viktima është Agim Buçi 52-vjeç, ndërsa e plagosur është gruaja Merita Buçi 44-vjeçe.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar : Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar. Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.
KOHA JONË SONDAZH

