Terror në Universitetin Bujqësor/ Dekani e pedagogët, kontroll trupor para “dialogut” me Ramën
“Kontroll trupor pedagogëve që kanë hyrë në dialogun e detyruar me Edi Ramën në ambientet e Universitetit Bujqësor”. Skandali është denoncuar nga ish-Kryeministri Berisha.
Ai shkruan se sit ë gjithë pedagogët i janë nënshkruar një kontrolli trupor përpara se të hynin në sallën e takimit. Ish-Kryeministri e cilëson të turpshme këtë ngjarje.
Ja postimi i plotë
Frika dhe tmerri i Edivinit!
Kontroll trupor pedagogeve te UBT qe do te hyne ne dialogun me detyrim me Ramen. Turp e me shume…! sb
Denoncimi te Koha Jonë
Ndërkaq, lidhur me këtë takim që po zhvillohet aktualisht një tjetër denoncim vjen nga një student që është në sallën ku po mbahet takimi i kryeministrit Rama.
“Përshëndetje, jemi studentët të UBT-së, na kanë mbledhur në mbledhje me dekanin dhe nuk dalim dot në protestë, sepse po na kërcënojnë, ne kemi frikë nuk na le njeri me dal në protestë. Dekani po na kërcënon me mungesat dhe me notat”- thuhet në mesazhin e ardhur në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.
KOHA JONË SONDAZH

