Terror në Vlorë/Një nga të lënduarit sapo kishte dalë nga burgu, autori hyri…
Vlora është tronditur këtë të shtunë nga një atentat. Si pasojë e atentatit, dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Mësohet se autori ka qenë i maskuar, ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar ndaj dy personave që po pinin kafe. Objektiv i tij ka qenë një person me emrin Niku, i cili kishte vetëm 2 dite që kishte dalë nga burgu për një ngjarje të rëndë. Autori ka qenë i maskuar, ndërsa policia po punon për të kapur autorin.
Dy persona kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe aty ka hyrë një person i tretë i maskuar. Mësohet se objektiv i atentatit ka qenë një person i quajtur Niku, ndërsa një i dytë është plagosur aksidentalisht e quhet Roland Cepaj. Personi që ishte objektiv kishte vetëm 2 ditë që kishte dalë nga burgu. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital. Më rëndë ndodhet personi që quhet Niku. Autori ka hyrë i maskuar në lokal, qëlloi dhe ka ikur, pasi e priste një automjet.
Policia ka mbledhur kamerat e bizneseve të tjera, pasi është zonë industriale. Po ashtu, Policia ka marrë në pyetje 5 persona. Një tjetër dëshmitar thotë se në kokë kishte kapele të kuqe. Dyshohet se arma ka qenë automatik. Janë ngritur tre post-blloqe me qëllim që të kapet autori, ndërsa janë bllokuar edhe rrugët për në Fier, Orikume fshatrat e Vlorës. /Ballkan Web/