Terror nga ISIS, ekzekutohen publikisht 18 persona

 

Terroristët e ISIS  nuk ndalen. Sipas raportimeve të fundit ata kanë ekzekutuar publikisht 18 persona në qytetin e Palmirës, në qendër të Sirisë. Lajmi është bërë i ditur nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Në mesin e viktimave janë edhe ushtarë të qeverisë, të cilët janë zënë rob në luftë si dhe persona të tjerë të akuzuar për bashkëpunim me regjimin sirian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palmira, një nga zonat e rëndësishme arkeologjike në botë për shkak të rrënojave romake, ka qenë edhe skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda nga ana e Shtetit Islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vend ra nën kontrollin e militantëve të ISIS-it në maj të këtij viti.

Pak muaj më parë, xhihadistët hodhën në erë disa tempuj dhe monumente. Ndërsa në korrik, ata përdorën rrënojat e një teatri romak për të ekzekutuar 25 ushtarë.

Në gusht ISIS-i ekzekutoi publikisht edhe 81-vjeçarin Khaled Al-Assad, i cili ishte drejtor i kësaj zone arkeologjike prej më shumë se 40 vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?