Terror policor ndaj PD në Elbasan nën pretekstin e kontrollit

Policia ka mësyrë sot në një prej shtabeve elektoralë të PD në Elbasan. Pa asnjë urdhër prokurorie, forcat speciale të policisë kanë ndaluar anëtarët e shtabit dhe kanë ushtruar kontrolle në makina.

Në momentin e aksionit të policisë, drejtuesi i PD në Elbasan Gazmend Bardhi ka debatuar me disa efektivë duke u kërkuar arsyet se përse policia po ndalonte njerëzit.
Bardhi siç shihet dhe në video u thotë efektivëve: “Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është pastër. Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë, pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat, shkoni atje jo në shtabin tim”.

Situata në Elbasan është tensionuar ditët e fundit, pas përplasjes me armë me një militantëve të PD dhe një grupi që blinte vota për PS. Nga përplasja me armë humbi jetën një person, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, mes të cilëve dy militantë të PD dhe një oficere policie.

Policia ende nuk ka arrestuar dy prej personave të PS që blinin vota, të cilët u larguan nga vendi i krimit para syve të drejtuesve të policisë lokale, ndërkohë që kontrollon thuajse çdo ditë  mbështetësit e PD dhe i mban nën vëzhgim.

https://arkiva.kohajone.com/perplasja-ne-elbasan-dy-zv-drejtoret-dhe-8-police-ja-futen-vrapit/

SHKARKO APP