Terrori me armë në Dhërmi, në lokal ishin edhe dy ministra
Të shtënat me armë në lokalin e njohur në Dhërmi, shkakruan panik mes pushuesve që kishin dalë për t’u dëfryer. Pak minuta pasi kishte kaluar mesnata, një konflikt mes disa të rinjve në diskon “Havana” përfundoi me të shtëna arme.
Gjithçka mësohet se ka ndodhur në praninë e një numri të konsiderueshëm personash, që ndodheshin në ambientet e lokalit të natës, duke i terrorizuar këta të fundit. Nga dëshmitarët mësohet se pas të shtënave me armë, personat që ndodheshin në brendësi të lokalit janë larguar të terrorizuar dhe të tmerruar nga çfarë po ndodhte në ato momente
Mes të pranishmëve të shumtë në lokalin e njohur në zonën e Dhërmiut, që shërben si disko dhe restorant, pak para ngjarjes ndodheshin dhe dy ministra të qeverisë Rama. Ministrat, pasi kanë konsumuar pije në ambientet e diskos, janë larguar rreth dy orë para se të ndodhnin të shtënat, për t’u akomoduar në pjesën e restorantit.
Nga ana tjetër, përveç dy ministrave, në ambientet e diskos “Havana” kanë qenë dhe shumë persona të tjetë të njohur, por edhe çifte me fëmijë të vegjël, të cilët kanë përjetuar tmerr nga ajo që kanë parë me sy në atë që konsiderohet si një prej vendeve që frekuentohet nga të pasurit e kryeqytetit. /Panorama/
KOHA JONË SONDAZH

