Terrori si mjet i pushtetit, nga kriza në krizë për të qenë nën diktat

Nga: Alban Daci

Po dëgjojmë përmes një deklarate për shtyp, alarmin e kryeministrit tonë që në cilësinë e liderit botëror, po na paralajmëron me një krizë tjetër të tmerrshme, atë të energjisë.

Këtë me siguri e bën duke ju referuar edhe rastit të UK! Sa ka të vërteta kjo dalje e kryeministrit tonë që duket si deklarata e një gjëme të madhe apokaliptike! Lideri jonë në cilësinë edhe të liderit botëror, tashmë, si një iluzion i kahershëm i tij, u referohet edhe rritjes së çmimeve të gazit dhe karbonit në botë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari, kriza në UK nuk është për mungesë benzine, por për shkak se kamionistët, që transportojnë benzinën dhe e shpërndajnë, kanë bërë greve e protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, luhatjet e çmimit të gazit dhe të karbonit në botë janë në limitet normale.

Së treti, tashmë, kemi thuajse zgjidhjet alternative, sepse makinat elektrike janë, tashmë, prezencë e rëndësishme në treg dhe në trafik! Shqipëria, për energji elektrike, ka burime te mjaftueshme të pavarura edhe në rastet apokaliptike.

Së katërti, nuk ka vend për asnjë alarm apokaliptik. Teoria e terrorit dhe paniku nuk duhet të jenë cilësi të një lideri që, teorikisht, duhet të jetë i gatshëm ta qeverisë vendin edhe në situata reale të vështira.

Siç duket, terrori dhe ankthi janë, tashmë, strategji reale të pushtetit, për të qeverisur turmat në formën e diktatit dhe vrasjes së shpresës. Liderët e mëdhenj duken, realisht, edhe në momente të vështira, duke ringjallur shpresë e besim me dhënien e shembullit personal.

Si mund ta kuptoi deklaratën e liderit tonë një fshatar i shkretë, në fshat, që po mbledh mollët e po vret mendjen nëse do t’ i shes me çmimin e merituar? Çfarë do të kuptojnë qytetarët nga deklarata e kryeministrit tonë, të dalin të gjithë njëherësh në kaos për të zënë radhën për benzinën e makinës?

Si duhet ta kuptojnë deklaratën e kryeministrit tonë ata qytetarë që kanë shpresë te hidrocentralet e rinj, që janë në plan për t’u ndërtuar, se këtë dimër do e kalojnë në terr, sepse gazi në Rusi kushton më shumë?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?