Terroristët edhe gozhda në bomba për të vrarë sa më shumë

Bombat e përdorura për sulmin terrorist në aeroportin e Brukselit ishin të mbushura me gozhdë. Kjo është një teknikë e terroristëve për të shkaktuar sa më shumë viktima. Radiografia është publikuar nga VTM, nga spitali ku kanë shkuar shumë prej të plagosurve. Sipas mjekut Marc Decramer shumica e të lënduarve kishin goditje nga mjete metalike si gozhdë dhe bulona. Një teknikë e tillë është përdorur nga terroristët edhe në maratonën e Bostonit në 15 prill 2013.

SHKARKO APP