”Terroristi shqiptar i maleve”, lirohet nga burgu Irfan Domnori

Lirohet nga burgu i Podgoricës, Irfan Domnori. Qytetari nga Shkodra i njohur për pjesëmarrjen e tij në maratonat dhe garat e vrapimit në të gjitha trojet shqiptare, i veshur me plis dhe kostumin kombëtar u arrestua me 27 Dhjetor nga policia malazeze.

Në fillim të muajit nëntor, ai mori pjesë në festën e gështenjave në trevën shqipfolëse të Krajës në Mal të Zi ku festoi me flamurin kuqezi dhe për këtë arsye ai u shoqërua nga policia vendase dhe u dënua me 1 muaj ekspuls në shtetin fqinj dhe me 300 euro gjobë.

Pasi përfundoi dënimin, Domnori u nis drejt Malit të Zi për të marrë pjesë në një ekspozitë të një piktori shqiptar por u arrestua dhe u dënua me 10 ditë burg në Podgoricë . Arrestimi i tij solli mjaft reagime pasi familjaret e kishin shpallur të zhdukur dhe nuk ishin njoftuar për ndalimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Domnori, 4 vite më parë u cilësua nga mediat serbe si “Terroristi Shqiptar i maleve” për shkak se merrte pjesë edhe në ngjitjen e maleve përkrah grupeve alpiniste por gjithmonë me veshjen kombëtare dhe flamurin kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?