Terrorizuan Italinë – Arrestohet në Greqi shoferi i bandës shqiptare të Audit të verdhë
Arrestohet në Greqi shoferi i bandës së “Audit” të verdhë e cila për disa ditë me radhë radhë në janar të këtij viti shkaktoi vjedhje e panik në rrugët e provincat e zonës verilindore të Italisë.
Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit është Vasil Rama. Arrestimi i tij vjen pas 8 muajsh ndjekje.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Makina e vjedhur në Milano me 26 dhjetor 2015, ishte gjithmonë në gjendje për ti shpëtuar policisë, derisa sa u gjet e djegur mes komunave One’ di Fonte dhe Asolo të Trevizos.
Tre shqiptarët udhëtonin me të me shpejtësi 270 km në orë duke shkaktuar dhe një aksident rrugor ku gjeti vdekjen një shtetase ruse.
Ngjarja
Vasil Rama cilësohet nga policia italiane si një person shumë dinak, pasi kishte mundur t’i shpëtonte ndjekjeve të policisë jo vetëm me “Audin e verdhë, por edhe për akuza të tjera. Ai i ishte ‘arratisur’ policisë prej 5 vitesh, pasi kishte mbi shpinë akuza për krime kundër pasurisë. Nga hetimet rezulton se ai shumë herë ka mundur të kalojë kufirin mes Italisë dhe vendeve fqinje me dokumente false.
Që kur mjeti u vodh në 26 dhjetor të 2015, u përdor për grabitje nga një bandë e specializuar e cila me sa duket kishte zgjedhur 36-vjeçarin Rama për drejtimin e frikshëm. Audi kishte arritur t’i shpëtonte të gjitha ndjekjeve të policisë falë shpejtësisë tepër të madhe, ndërsa një herë kishte udhëtuar edhe në sens të kundërt në autostradë. Ndonëse mjeti u gjet i djegur në Olmè di Fonte, provincë e Toskanës më 25 janar, policia nuk i ndali kurrë hetimet duke shkuar në gjurmët e shoferit shqiptar pas 8 muajsh ndjekje dhe hetimesh intensive


KOHA JONË SONDAZH

