Test droge krerëve të policisë, nëse rezultojnë pozitiv s’ka shkarkim automatik

Drejtorët dhe shefat e Policisë që do të kalojnë në vetting nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, do të testohen për lëndë narkotike. Në ndryshimet ligjore që tashmë në fuqi parashikohet që paralelisht me hetimin e pasurisë dhe aftësisë profesionale, në pastërti figure do të jetë testimi për drogën. Mbetet e paqartë nëse ky testim do të bëhet nga vetë AMP, apo rezultatet do të dorëzohen vullnetarisht nga secili prej rreth 300 drejtorëve dhe shefave të bluve.

Rezultati eventual pozitiv për drejtuesit e policisë për përdorim droge nuk është automatikisht një arsye për shkarkim por një rrethanë rënduese. Pra, nëse një drejtues policie rezulton përdorues droge kjo nuk është automatikisht arsye për t’u shkarkuar.

Përveç drogës, kalimi i vlerësimit kalimtar të policëve nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në AMP, vjen edhe me risi të tjera. Nëse KJV kishte mandat të limituar, AMP do të kryej vetting në mënyrë periodike, çdo 5 vjet për subjekt, vetëm për gradat më të larta, jo më për punonjësit e thjeshtë të policisë. Subjektet që kanë kaluar në vetting nga KJV, do të rihyjnë në proces kur të plotësojnë 5 vjet.

SHKARKO APP