Testet e shpejta janë nga Kina? OSHKSH: Janë të çertifikuara
Pas akuzave se testet e shpejta janë të ardhura nga Kina, reagon Operatori i Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor. ”Të gjitha testet e shpejta të cilat po përdoren për gjurmuar, identifikuar, hetuar rastet pozitive apo të dyshuara janë të çertifikuara nga strukturat përkatëse dhe të sigurta”, thekson OSHKSH-ja.
Nga ana tjetër, nënvizohet se ”Ne jemi të angazhuar për të menaxhuar sa më mirë pandeminë e Covid19 duke nisur që nga testimi dhe deri tek procesi i vaksinimit që tashmë po vijon në të gjithë vendin sipas strategjisë së përcaktuar”.
Nga ana tjetër, në reagimin e OSHKSH-së nënvizohet thirrja që i’u bëhet qytetarëve që ti drejtohen institucioneve zyrtare për t’u informuar saktë, duke shmangur keqinformimet. Për më tepër, OSHKSH-ja i siguron qytetarët se do të vazhdojë të ndjekë me profesionalizëm procesin e testimit të rasteve te dyshuara si me metodën klasike me PCR ashtu dhe me testet e shpejta.