Testi i Maturës Shtetërore ka dy metoda, Evis Kushi tregon risitë dhe penalizimet

Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar diçka. Studentët prej muajsh po marrin mësimet online, kurse maturantët janë në stres. Matura Shtetëtore e këtij viti nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga vitet e tjera, paçka se jemi në duke jetuar me pandeminë e Covid-19.

Ministria e Arsimit, Evis Kushi, në një interpelancë me maturantët, tha se rregullat që do ti nënshtrohen maturantët, dhe shtoi se provimet do të mbahen si gjithmonë në muajin qershor. Në total maturantët do t’iu nënshtrohen katër provimeve tre prej të cilave janë me detyrim dhe një me zgjedhje. Testi i provimeve do të ketë pyetje me shtjellim dhe alternativa. Ministria sqaroi se si do procedohet korrigjimi i tyre.

“Testi përmban dy metoda. Është i hartuar me pyetje alternativa dhe pyetje me zhvillim. Testi me alternativa është në një metodë elektronike e cila është pilotuar dy vite me parë metodë që aplikohet nga vendet Evropiane dhe ka rezultuar cilësore sepse rezulton si një proces vlerësimi për testin. Mësuesit tanë vlerësues për provimet me zhvillim janë të zgjedhur dhe do të kryejnë detyrën janë të certifikuar dhe me një eksperiencë të lartë në Arsimin e Lartë. Mësuesit vlerësues trajtohen dhe testohen nga Qendra Arsimore”,-tha Kushi.

Po kur një maturant mund të përjashtohet nga provimi i maturës? “Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme që mund të vijë me pasoja për maturantët për mos respektimin e rregullave. Duke marrë parasysh stresin nga pandemia, ne duam të garantojmë një proces të barabartë për të gjithë për të mos i cenuar të drejtën askush. Ne për këtë vit kemi vendosur të ndryshojmë rregulloren dhe nëse një nxënës konstatohet me celular gjatë provimit ai përjashtohet nga provimi, por mund ta japë provimin në sezonin e radhës në vjeshtë. Një maturant përjashtohet nga provimi kur ndryshon vendin që i është përcaktuar, kur komenton me zë të lartë pyetjen apo përgjigjen jep apo merr informacion me shokët ose kopje apo kur refuzon kontrollin nga administratoret. Në këto raste nuk i njihet rezultati, por edhe kur ka parregullsi të tjera si një ngjyrë stilolapsi në fletën e provimit, ngjyra të ndryshme në test apo kur përdoret lapsi. Që një maturant të jetë kalues në provim duhet të marrë minimumin e pikëve dhe 15 pikë nga 60 pikë në total që ka testi”,theksoi më tej ministrja e Arsimit.

Pyetjes nëse një maturanti i lejohet të zgjedhe një lëndë për provim me zgjedhje, që nuk e ka në shkollë Kushi nënvizoi se “Provimet me zgjedhje kanë një listë që ka 11 lëndë dhe maturantët mund të zgjedhin nga këto lëndë kë të dëshirojë pavarësisht nëse e kanë bërë apo jo në shkollë. Interes nga maturantët pati edhe për studimet jashtë vendit”. E pyetur nga nxënësit se kur do të jepen diplomat e maturës, Kushi tha se “do të angazhojmë maksimalisht të gjitha stafet tona, në mënyrë që rezultate të shpallen brenda datës 30 qershor dhe për të gjithë ata maturantë që kanë dëshirë të studiojnë jashtë vendit, diplomat do të lëshohen brenda datës 5 korrik dhe për të gjithë të tjerët me 15 korrik, pra data finale e marrjes së diplomës”.

SHKARKO APP