Testi i parë për të, drejtori i Policisë Hita në terren për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka zbritur në terren për protestën e shtatë të opozitës, por e para që nga emërimi i tij në detyrë. Hita ka shkuar vetë pranë efektivëve në terren, ndërkohë që bëhet e ditur se të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës janë angazhuar 1500 efektivë policie. Që prej orës 15:00 është bllokuar qarkullimi i automjeteve në bulevardin Dëshmorët e Kombit si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. PD ka kërkuar leje në polici për zhvillimin e tubimit nga 19:00 deri në 22:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?