“Testimet nuk tregojnë situatën reale të Covid-19 në Durrës”
Zija Alhysa, kryetari i Konfederatës së Mjekëve të Durrësit dhe njëkohësisht punonjës i njësisë vendore të shëndetit, është shprehur se tamponët që vijnë për qytetin e Durrësit nuk janë të mjaftueshëm, duke mos iu përgjigjur nevojës për hetimin e duhur epidemiologjik.
Për rrjedhojë edhe shifrat që jepen për personat e infektuar nuk janë të sakta dhe shumë më të ulëta se sa infektimet reale.
Sipas Alhysa, edhe përgjigjet tani vonohet me tre apo katër ditë në një kohë që në fillimet e pandemisë përgjigja vinte brenda 8 orësh.
Alhysa ka ngritur edhe shqetësimin e punëtorëve sezonalë që u kërkohet testi ndaj Covid-19 në Mal të Zi apo Kroaci dhe që nuk kanë mundësi se ku ta bëjnë.