Testimet për Covid, zbulohet dokumenti i ISHP

Kurba e të infektuarve është në rritje dhe konstatohet nga fakti i thjeshtë se Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka shtuar numrin e testimeve.

Kufijtë priten të hapen së shpejti dhe se shqiptarët do të lëvizin lirisht nëpër Evropë. Në kuadër të pandemisë, shqiptarëve u duhet t’u ofrohen testime biologjike, të cilat përtej nevojave epidemiologjike, do të kenë vlerë për edhe për dokumentacion shoqërues, për udhëtimin jashtë shtetit, ku shtete të ndryshme të botës po e cilësojnë si një pasaportë të re të udhëtimi.

I vetmi institucion zyrtar që realizon testimet është pikërisht ISHP-ja, një institucion në varësi të shtetit. ISHP ka në misionin e vet të bëjë këto testime për efekt shëndetësor të popullatës dhe jo për efekt dokumentacioni në shërbim të popullatës.

Në funksion të këtij misioni shëndetësor, ISHP nuk është konceptuar të ketë pajisje dhe infrastrukture që të përballojë një ritëm të tillë për t’iu përgjigjur nevojave të shqiptarëve, pra testime edhe për dokumentacion. Shkurt kapacitetet e ISHP janë mjaft të kufizuara dhe këto e pranon vetë Fico në shkresën e saj. Nga ana tjetër, qeveria ka për detyrë të plotësojë dhe të lehtësojë nevojat e popullatës.

SHKARKO APP