Testimet për koronavirus, rezultojnë negativë 19 persona në Elbasan
Pas shfaqjes së rasteve të fundit të të prekurve nga koronavirusi të enjten dhe të premten, në qytetin e Elbasanit u janë kryer testimet 34 personave mes të cilëve 3 ritestime.
Edhe rezultatet për 19 të fundit janë rezultuar negative. Aktualisht në Elbasan gjatë kësaj periudhe janë 15 persona të prekur nga Covid 19.
Nga këta tre pjesëtarë të një familje janë raportuar të shëruar, ndërsa tre të fundit u evidentuan të prekur të mërkurën dhe që të gjithë janë pjesë e një zinxhiri infektimesh në një Restorant pranë Gjykatës së Elbasanit.