Testimi i infermierëve, nga 1270 vetëm 12 me pikë maksimale

Nga 1270 infermierë vetëm 12 infermierë kanë marrë pikët maksimale, pra 35. Ndërsa, 1-10 pikë kanë marrë 18 infermierë.

Ministria e Shëndetësisë bëri sot publike rezultatet e testit të infermierisë që u mbajt në datat 24 dhe 25 korrik 2015 duke vlerësuar se rezultatet dëshmojne se njohuritë e infermierëve janë të kënaqshme.

Nga 1437 të planifikuar në testim kanë marrë pjesë 1270 infermirë, pra 88%

Pjesëmarje e plotë u sigurua nga Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” me 100%, ndërsa pjesëmarrja më e ulët u shënua në  Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologji  “Koço Gliozheni”, me 64%.

Renditja
Vlera mediane e vlerësimit ishte më e lartë për infermierët e Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” me 28 pikë, pasuar nga infermierët e  Spitaleve Universitare Obstetrik Gjinekologji  me 26 pikë, pastaj renditeshin ata të Spitalit Universitar të Traumës me 25 pikë, dhe më tej, infermierët e QSUT-së me 23 pikë.

Në spitalet universitare rezultatet më të mira janë arritur

Infermierët e QSUT-së me rezultate më të larta së vlera mediane janë 58%
infermierët e SU të Traumës janë 56%

infermierët e SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” janë 58%

Infermierët e SUOGJ “Koço Glozheni” janë 62%

Infermierët e SU “Shefqet Ndroqi” 52%.

Rezultatet më të ulëta infermierët kanë arritur në kapitujt e “Higjenës”, “Gjumit dhe pushimit”, dhe “Eleminimit intestinal dhe urinar”. Ndërsa, rezultatet më të larta, janë arritur në kapitullin e “Përdorimit të medikamenteve”, si dhe “Shenjave jetësore dhe sigurisë së pacientit”.

Ministria informon se rezultatet janë konfidenciale dhe çdo infermier do të marrë përgjigje individuale për rezultatin e tij/saj.

Ministria e Shendetesise informon se për të gjithë infermieret që nuk arritën të marrin pjesë në këtë raund vlerësimi, do të këtë një mundësi të dytë pas 30 ditësh, ose ditën që është planifikuar vlerësimi i infermiereve në shërbimin spitalor rajonal.

SHKARKO APP