Testimi i informatizuar për Mjekësinë, ministrja Kumbaro: 1381 kandidatë konkurrojnë për 436 kuota të lira
Maturantët që kanë preferuar të ndjekin studimet për Mjekësi të Përgjithshme kanë nisur prej të hënës testimin e informatizuar.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se “Qendra e Shërbimeve Arsimore po e administron këtë proces me korrektësi të plotë dhe në përputhje me rregullat, duke garantuar një garë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë maturantët”.
“Në listë për t’u testuar deri më 21 gusht janë gjithsej 1381 maturantë, teksa për këtë vit janë në dispozicion 436 kuota në auditoret e Mjekësisë”, tha Kumbaro.
Testimi po zhvillohet përpara kompjuterit në katër fasha orare, ndërsa në çdo sallë janë të pranishëm deri në 60 maturantë.
Secili maturant testohet për një orë online dhe përgjigjet i marrin në kohë reale sapo përfundojnë. 70% të pikëve i përfitojnë nga rezultatet e maturës shtetërore dhe 30% të pikëve i marrin nga testimi i informatizuar.
KOHA JONË SONDAZH

