Testimi/ Vetëm 10 nga 47 këshilltarë ligjorë kalojnë testin e inteligjencës

Në Shkollën e Magjistraturës në datat 7 dhe 8 maj 2018 u zhvillua procesi i testimit të aftësive profesionale të këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësve ligjorë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjykatave administrative, si dhe të inspektorëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët nuk gëzojnë statusin e gjyqtarit dhe të prokurorit.

Në përfundim të këtij testimi rezultoi se nga 47 këshilltarë të Gjykatës Kushtetuese, të Lartë dhe Administrative vetëm 10 kanë kaluar testin e inteligjencës, që kanë të drejtë për të vazhduar shkollën e magjistraturës nëse kalojnë edhe testin profesional.

Ndërsa, 37 të tjerët do t’i duhet të marrin 60% të pikëve për të mbajtur vendin e punës. Konkursi u zhvillua nga Shkolla e Magjistraturës në datën 7 dhe 8 maj, ndërkohë që sot u shpallën rezultatet e testit profesional. /Report Tv

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?