Testohet ulja e avionëve në Kukës, Rama: Janë 3D natyrisht (VIDEO)

Këtë të mërkurë, në aeroportin e Kukësit u krye testimi i uljes së avionëve. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, tha se kjo është një procedurë standarde.

”Janë procedura standarde që duhen kryer për të pasur gjithë eksperiencën në mënyrë që të mitigojmë të gjitha ngjarjet më vonë. Patëm një test të suksesshëm me avionin e provës. Tani i kemi hyrë një rruge drejt fundit”, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë gjatë një postimi në rrjetet sociale pa “thumbuar” kritikët në lidhje me këtë investim. “Avionët e testimeve janë 3D natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion”.

SHKARKO APP