Tetë arkivolë nga një shtëpi, pamjet të këpusin shpirtin
Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala, të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor.
Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, familjarë, të afërm, miq e shok të shumtë i kanë përcjellë viktimat për në varreza.
Familja Lala ishte ndër më të prekurat nga tërmeti shkatërrues. Tetë anëtarë humbën jetën nën rrënoja. I vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.
Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër. Nën rrënoja mbeti po ashtu edhe Griselda 22 vjeç, motra e 17-vjeçarit Ramë Lala.
Të pranishëm në homazhet për viktimat nga tërmeti ishin presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Rama.
Viktimat e familjes Lala:
Sahadete Lala 79 vjeç – (gjyshja)
Ilir Lala, (i paralizuar) – 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat.
Marjeta Lala me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Dionis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë
Amelia Lala 8 vjeç
Griselda Lala- 22-vjeç (motra e Ramë Lalës që shpëtoi)
KOHA JONË SONDAZH

