Tetë të burgosur rezultojnë pozitivë me COVID-19 në burgun e Drenovës

Kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 8 të burgosur, pjesë e 20 të infektuarve me këtë virus ditën e djeshme.

Gazetarja Lorena Kodra referuar burimeve raporton për “BalkanWeb” se janë kryer tamponët për një nga sektorët e katit të dytë, të burgut të sigurisë së lartë të burgut të Drenovës.

Burime bëjnë të ditur se të burgosurit janë transportuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në spitalin e burgut të Tiranës, ndërkohë po gjurmohen edhe raste të tjera brenda këtij sektori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?