Tetovë dhe Gostivar, prostitucion edhe në muajin e Ramazanit

Një aksion i madh policor është zhvilluar mbrëmë në Tetovë dhe Gostivar ku janë arrestuar disa persona.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga mediat lokale, policia mbrëmë ka hyrë në lokalet e natës Energy Club dhe Oriental As dhe Bili Cegran në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit. Kujtojmë se dy qytetet në fjalë janë me popullsi të shumtë shqiptare dhe pjesa më e madhe e tyre agjërojnë dhe janë në muajin e Ramazanit.

Me këtë rast bëhet e ditur se janë arrestuar disa shtetase të huaja të cilat punonin në këto lokale. Dyshohet se bëhet fjalë për prostituta ose striptizere.

Nga MPB e konfirmojnë informacionin, por nuk japin më shumë detaje, duke thënë se informata më të plota do të jepen gjatë ditës.

SHKARKO APP