“Tezja” dënohet me 14 vjet burg, 6 më shumë se kapoja i rrjetit Gëzim Çela

 

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi në mungesë me 14 vjet burg kimisten Valentina Tufina, e njohur ndryshe si “Tezja”, e cila kontrollonte cilësinë e heroinës dhe kokainës. Pesë gjyqtarët e kryesuar nga Dritan Hallunaj, shpallën fajtor kimisten e arrestuar në Kosovë, nën akuzë për “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Sipas gjykatës, në rrjetin e trafikut të drogës që drejtohej nga i shpalluri në kërkim Gëzim Çela, kimistja Valentina Tufina luante rolin e kontrollit të cilësisë së heroinës dhe kokainës që vinte nga Amerika Latine. Gjykata tha se Tufina ka udhëtuar disa herë në vendet e Amerikës latine ku mendohet se porosiste mallin dhe më pas e priste atë në Kosovë, ku edhe u arrestua. Në vendim e dhwnw nga gjykata, Tufina kontrollonte cilësinë, e përpunonte me përzierjes dhe më pas e paketonin dhe e nisin drejt Shqipërisë nëpërmjet korrierit tashmë të dënuar, Reald Hysolli. Në Shqipëri, në shtëpinë e Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe droga fshihej në makinat që kryenin transportin drejt vendeve të BE-së. Në momentin e ndërhyrjes dhe arrestimit në Kosovë, Valentina Tufina u kap brenda laboratorit të drogës, ku edhe u sekuestruan 22 kg kokainë dhe 207 kg hashash. Si pjesë e këtij rrjeti  në të njëjtën ditë, më 12 qershor policia arrestoi në kufi duke hyrë në Shqipëri korrierin e rrjetit, Reald Hysolli me 7 kg kokainë, ku në përfundim të procesit gjyqësor ai u dënua me 8 vjet burg. Si organizator i këtij rrjeti u dënua në mungesë edhe Gëzim Çela me 9 vjet burg. Në banesën e të pandehurit Gëzim Çela në Fushë-Kuqe, ku jetonte së bashku me familjen e të vëllait, policia gjeti e sekuestroi 207 kg hashash, 5 kg heroinë, lëndë përzjerës për lëndën narkotike, 13 armë luftarake dhe rreth 143 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?