Tha se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga mali, gazetari i “mbyll” gojën kryeministres serbe

Pak kohë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, deklaroi se shqiptarët “janë njerëz të ardhur nga mali”.

Ditën e sotme, Brnabiç ka marrë pjesë në inagurimin e pikës kufitare Tabanovcë-Preshevë në Maqedoninë e Veriut, ku dhe ka takuar gazetarin shqiptar, Furkan Saliu.

Saliu i është përgjigjur në mënyrën më diplomatike të mundshme deklaratës së Brnabic për shqiptarët, teksa mbante veshur një bluzë me figurat më të njohura shqiptare, që me famën e tyre kanë pushtuar mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bluzën e veshur nga gazetari shkruhej:

Swiss Digital Mobile Reklama
Literalisht, sapo dolëm nga pyjet.”

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, kryeministrja serbe, e cila nuk e ka pritur një “surprizë” të tillë, duket teksa e sheh me bisht syri bluzën e veshur nga gazetari shqiptar.

Deklarata e Brnabiç për shqiptarët shkaktoi reagime të shumta në mbarë opinionin publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?