Thaçi, mesazh për Moikom Zeqon: La gjurmë të pashlyera në kulturën tonë. Bota shqiptare humbi një kolos të mendimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, jep një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Moikom Zeqo. Thaçi shkruan në “Facebook” se Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare.

Më tej, Thaçi thekson se shkrimtari Zeqo ishte edhe një përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mesazhi i Thaçit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit erudit Moikom Zeqo. Me dijet e shumta nga fusha e letërsisë, historisë dhe shkencave humane, Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Moikom Zeqo ishte përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të veprimit të saj.

Bota shqiptare me vdekjen e tij humbi një kolos të mendimit dhe dijes enciklopedike. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Moikomit dhe gjithë miqve të tij. HTH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?