Thasët me euro, zbulohet emri i personit që porositi makinat

Nga përfundimi i numërimt të eurove që u kapën pasditen e dielë në një makinë në Portin e Durrësit, e cila kishte mbërritur nga Ankona, sipas Policisë së Durrësit, shuma e bllokuar është 3 milionë e 470 mijë euro.

Sipas Panoramës, Alban Mollaymeri është porositësi i mjeteve, dhe identiteti është zbuluar nga praktika e agjencisë së transportit. Mësohet se makinat janë blerë në Gjermani në koncesionar ”Doci”. Tashmë policia do të hetojë nëse personi porositës i makinave, ka lidhje apo jo me shumën e parave.

Makinat “Toyota” kishin mbërritur në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018, dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e linjës Ankona -Bari. Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës. Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka ndaluar babë e bir, Edi dhe Klevis Lika që janë pronarë të trajlerit që bënte tranportin e mjeteve si dhe shoferin e trajlerit Agim Cani. Ndërkohë Klevis Lika punonte edhe si shoqërues i shoferit i trajlerit. Mësohet se në polici Edi Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?