”The Economist”: Shqipëria me përmirësimin më të madh të demokracisë në Europë, vendi i 8 në botë
Një raport i ”Economist” e sheh ndryshe nga shqiptarët, vendin tonë. Shqipëria është vendi i 8 në botë me përmirësimin më të madh të demokracisë përgjatë vitit 2022. Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria është përmirësuar në Indeksin e Demokracisë.
Sa i përket renditjes totale, Shqipëria ka përmirësuar 4 vende pasi raporti i The ekonomist për indeksin e demokracisë gjatë vitit që kaloi e rendit Shqipërinë në vendin e 64 nga vendi i 68, që ishte në vitin 2021 dhe 71 në 2020-n.
Më mirë në rajon vijon të mbetet Mali i Zi në vendin e 61 ndërsa është përkeqësuar Serbia, që zbriti në vendin e 68. Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71.