”The Sun”: Bosi i drogës e kontrollon tregun nga Selita
”Piranja nga Tirana””, me këtë titulli media britanike ”The Sun”, shkruan për trafikantët e kokainës në Londër. Gazetarët britanikë kanë zbuluar detaje për grupet shqiptare të kokainës që zotërojnë trafikun në Londër por dhe në shumicën e qyteteve të tjera në Britani. Fari Lleshi, që është kthyer në Tiranë dhe jeton në Selitë, mësohet se sipas ”The Sun”, ai e kontrollon akoma tregun e trafikut të kokainës në britani.
Pjesë nga shkrimi
Në Britani, kokaina e lirë dhe me cilësi të lartë ka ushqyer epideminë e krimeve dhe përhapjen e fenomenit të drogës. Nuk është çudi që Shqipëria një komb i vogël prej rreth tre milionë që është i dëshpëruar për t’u bashkuar me BE është tani në ballë të luftës së Mbretërisë së Bashkuar kundër krimit të organizuar. Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani thotë se rritja e numrit të grupeve kriminale shqiptare po shton ndikimin e tyre në rrjedhën integrimit të vendit.
Mafia shqiptare u bashkua dhe me ”Ndrangheta”, të cilat janë trafikant shumë të fuqishëm. Kokaina me cilësi të lartë mbërrin në Belgjikë dhe Holandë në kontejnerët e transportit nga Amerika e Jugut dhe vazhdon udhëtimin e saj në Britani. Kokaina është e kontrolluar nga tregtarët e rrugëve që njihen si Hellbanianz, të cilat janë të rrezikshëm dhe kanë treguar armët, paratë e tyre dhe makinat luksoze në mediat sociale.
Gati për luftë
Në një video e publikuar nga grupi në tetor ata tregonin se ishin “gati për luftë”. Në vitin 2016, tre nga anëtarët e bandës u burgosën me 42 vite burg në total pas një operacion policor që zbuloi 6 milionë euro drogë dhe arsenal arsmësh. Modeli shqiptar i biznesit ka bërë që çmimi i një kilogrami kokaine të në Britani të ulet nga 45,000 paund 5 vite më parë në rreth 30,000 paund tani.
Policia britanike ka pasur dhe sukese ku në pranga kanë rënë dhe “koka”. Kur policët bastisën banesën e Erald Memës, ata zbuluan £ 560,000 në para të gatshme, 10 kg kokainë, dy pistoleta 9mm. Krimineli 33-vjeçar lëvizte midis Britanisë dhe atdheut të tij ndërsa ai drejtonte rrjetin e kokainës në mbarë birtaninë. Nga qyteti i Hasit që ka rreth 25 mijë banorë, 10 mijë prej tyre prej tyre kanë shkaur në britani.
Jo të gjithë nga ata që shkojnë në Bitani shkojnë në punë të rregullt. Shumë prej atyre që largohen nga Shqipëria paguajnë prej 12,000 paund për një vend në një kamion dhe përfundojnë duke punuar për bandat në Angli. Një prej tyre është dhe Fari Lleshi që ka shkuar për trafikim droge. Lleshi mbërriti në Britani pasi shërbeu gjashtë vjet për një bandë në Itali. Plantacionet e shumta kanabis këtu janë çrrënjosur. Një zyrë e Prokurorisë Speciale, SPAK, po krijohet për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Forcat e rendit britanike kanë krijuar një partneritet me homologët e tyre shqiptarë për të luftuar bandat.
KOHA JONË SONDAZH

