Thellohet skandali – Edi Rama fut Kosovën në hartën e Serbisë edhe në tekstet shkollore
Duket se skandalet e Kryeministrit Edi Rama me Kosovën nuk kanë të sosur.
Këtë herë Rama ka tejkaluar çdo parashikim të mundshëm lidhur me Kosovën, duke e përfshirë atë si pjesë e Serbisë edhe në tekstet shkollore. Denoncimi vjen nga një nxënës i cili ka dërguar në adresën elektronike të ish-kryeministrit Sali Berisha, një foto nga teksti i lëndës mësimore “Qytetari 8”.
“Nxënësi dixhital denoncon aktin e tradhtisë kombëtare ëe Edvin Mafisë, të cilin Beogradi e ka shtamosur dhe në tekstet shkollore të Shqipërisë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e nxenesit dixhital”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha i cili publikon dhe denoncimin e nxënësit me tekstin e klasës së tetë.
Tre ditë më parë Rama publikoi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook, ku reklamonte hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë, kreu i qeverisë e ka “fshirë” hartën e Kosovës nga Ballkani duke e bashkuar atë me Serbinë. Si për të vërtetuar qëllimin e tij, statusi është fshirë disa orë pas publikimit, por kjo nuk e zhbënë ”gafën”.
Akuzat ndaj kryeministrit për Kosovën nuk kanë munguar, si për planin e ”Shengenit Ballkanit” mes Shqipërisë-Serbisë-Maqedonisë së Veriut, i refuzuar nga Kosova dhe Mali i Zi.