Thellohet skandali, shoqja e 15-vjeçares së abuzuar: Roja ngacmonte dhe nënat e fëmijëve
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, në një maratonë emisionesh u trajtua rasti tragjik i 15-vjecares nga Babrroi, e cila u abuzua seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj. Në një situatë të tensionuar të mbarë opinionit publik, studio e emisionit nëpërmjet panelit të specialistëve, zbardhi detaje të tjera, të cilat thelluan edhe më tej skandalin.
Në një komunikim të vazhdueshëm me familjen e 15-vjeçares, të cilët trokitën menjëherë pas ndalimit të 65-vjeçarit dhe tre të rinjëve në emision, për të apeluar ndihmë, pasi ndiheshin të kërcënuar dhe të frikësuar në lagjen ku ata edhe banojnë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi edhe i institucioneve, me të cilat patëm një kontakt të vazhdueshëm. Pas ngjarjes tragjike, u pezullua nga puna edhe drejtori i shkollës, i cili në një komunikim me specialistët e studios pohoi se nuk ka qenë në dijeni të gjithë kësaj ngjarje.
Në studion e emisionit ka mbërritur shoqja e ngushtë e 15-vjeçares për të rrëfyer të vërtetën e asaj nate, kur e reja trokiti në dyert e policisë për të kërkuar ndihmë. Para se t’i drejtohej policisë, 15-vjeçarja i kërkoi ndihmë pikërisht shoqes së saj, e cila rrëfen në emision momentet e tmerrit dhe panikut.
“Vajzen e kam shoqe te ngushte, ate nate qe vajza shkoi ne polici ne oret e para te mengjesit erdhi ne shtepine time. Ajo kishte shume kohe qe qendronte larg te gjitheve, brenda shtepise se saj. Ishte e ndrojtur, e hutuar edhe shume e frikesuar. Ne kemi bere klasen e peste dhe te gjashte bashke, ja njoh edhe prindërit edhe vëllain. Edhe prindërit e mi i njohin si familje. Kishte disa kohe qe vajzen nuk e shikoja me edhe u shqetesova, pasi pyeta mora vesh qe ajo qendronte gjate gjithe kohes ne shtepi. Une villain e kam shume fanatik, ai gjate gjithe kohes nuk ka dashur qe une te kisha kontakte me te tjere. Edhe per kete kam pasur gjithmone debate. Vellai e njihte shume mire keta cunat dhe kete rojen e shkolles. Pas shume kohesh qe une se kisha pare vajzen shkova dhe pyeta qe ku eshte, por vertetove qe prindrit e kishin ndaluar te dilte nga shtepia pasi ne lagje kishin dale thashethemet. Edhe kjo shoqja ime ndihej shume keq edhe shume e kercenuar.
Ai drejtori ka qene ne dijeni, sepse ky roja ngacmonte dhe mamat e femijeve, por shpesh here kete rojen e shikonim te banjat e shkolles, ai ngacmonte edhe te tjere femije. Ate dite qe vajza erdhi ne shtepine time ishte shume e shqetesuar une dola per nje kafe me te, por sa zbritem poshte roja ishte aty perball nesh dhe na ndoqi nga pas deri te lokali. Ai gjithmone rrinte te disa shkalle gati nga 24 ore vetem ta shikonte kete shoqen time, madje jo vetem shantazhoheshin me video dhe foto por edhe me rrjete sociale fallco me fjale te pista. Per vajzen kane qene ne dijeni edhe mesues jo vetem drejtori, por ne dijeni kane qene edhe polecat e Babrroit, pasi djali i 65 vjecarit ka shkuar ne polici, ka denoncuar babain, por nuk u mor parasysh, sepse nuk kishte prova”, rrëfeu e mitura.