Thellohet tragjedia, dy vajza të mbytura në Durrës
Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një fëmijë 4 vjeç është mbytur në det. Sipas burimeve paraprake, fëmija i identifikuar me inicialet E. B. ishte në plazh me të afërmit e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur vogëlushja M.B. është future në ujë së bashku me të afërmen e saj, I.H. 18 vjeçe por nuk kanë dale më.
Policia thotë se është gjetur trupi i vogëlushes, ndërsa vazhdojnë kërkimet për 18vjeçaren.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.09.2016, rreth orës 19:10 shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë.
Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij.
Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetases I.H. 18 vjeçe.
KOHA JONË SONDAZH

